Ademi: Me 1.000 amendamente bllokohet ligji që do të sjellë ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të korridoreve 8 dhe 10D

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, tha sot se projektligji për marrëdhëniet e punës në Kuvend do të sjellë ndërtim më efikas, më të mirë dhe më të shpejtë të autostradave nga korridoret 8 dhe 10D.

Marketing

Ai tha se ky ligj është propozuar për disa arsye.

“Ky ligj është propozuar për disa arsye, sepse nuk ka të bëjë vetëm me cilësinë, por edhe me projektet më të mëdha të infrastrukturës. Nga ne varet nëse duam më shpejt dhe më lirë, apo më ngadalë dhe më shtrenjtë”, tha Ademi.

Ademi ka thënë se Qeveria nuk ka arritur marrëveshje të dëmshme, siç akuzon opozita.

“Janë bërë konsultime, nuk bëhet fjalë për ligje antikushtetuese, por duke pasur parasysh se janë dorëzuar mbi 1.000 amendamente, bëhet fjalë për bllokim, sepse nuk ka kuptim që një projektligj me 3 nene të ketë kaq shumë amendamente, pra ky është një lloj bllokimi i projektit, me çka do të kishte realizim sa më të shpejtë dhe më të lirë të tij”, tha Ademi.