Nga BDI hedhin poshtë akuzat për përcarje në grupin parlamentar integrist. Nënkryetari i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, thotë se debatet dhe qëndrimi ndryshe janë karakteristikë e veprimit politik të tyre, por grupi parlamentar sipas tij është stabil dhe mbështet qëndrimet e shumicës dhe vendimet e qeverisë.
“Shumica parlamentare është stabile, të gjithë deputetët e kësaj shumice parlamentare mbështesin qeverinë dhe politikat e saj. Është normale të ketë debate dhe qëndrime ndryshe, ky është thelbi I demokracisë, por pasi shumica vendos, ato vendime respektohen dhe implementohen. Kështu që në kuadër të grupit parlamentar të BDI-së sic e dini ne disa herë e kemi potencuar këtë gjë. Grupi ynë parlamentar është stabil, mbështet qeverinë dhe politikat e saj.”, tha Arbër Ademi, nënkryetar i grupit parlamentar të BDI-së.