Ademi në takim me përfaqësuesit e SASHK

Ministri i Arsimit Arbër Ademi sot do të takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), pasi të shtunën paralajmëroi rritje historike të pagave në arsim dhe shprehi optimizëm se nuk do të vij deri te grevë e mësimdhënësve, sepse siç tha Ministria dhe Qeveria ofrojnë zgjidhje.

Marketing

Takimi do të mbahet në Ministrinë e Arsimit, kjo vijon pasi Ademi në fundjavë paralajmëroi se gjatë kësaj jave do t’i ftojë përfaqësuesit e SASHK-ut, të cilët paralajmëruan grevë për më 11 nëntor.

Këshilli i SASH-ut të premten unanimisht solli vendim se nuk e pranon propozimin e MASH dhe Qeverisë për rritjen e pagave në veprimtarinë arsim dhe shkencë për 10 për qind, duke filluar nga prilli i vitit 2020. Kryetari i SASH-ut Jakim Nedelkovski atëherë në konferencë për media tha se interesat e veta do t’i mbrojnë me grevë që parashikohet për më 11 nëntor të këtij viti.

SASHK kërkon që rritja e planifikuar të mos fillojë nga prilli i vitit 2020 por nga 1 janari i vitit 2020, gjithashtu propozon që edhe ofertat prej 10 për qind t’i mos u nënshtrohen pazareve, gjegjësisht, siç tha Nedellkov, të ofrohet rritje më e madhe.

Ademi, megjithatë, të shtunën shprehi optimizëm se nuk do të vij deri në grevë dhe potencoi se deri tani dy herë janë rritur pagat dhe se është ofruar rritje prej dhjetë për qind e pagave në prill.

“Javën tjetër sigurisht që do të ketë ftesë nga ne për t’u ulur së bashku, duke marrë parasysh të gjithë parametrat dhe proceset e tjera reformuese për të cilat ka implikime financiare, besoj se do të gjejmë mënyrë dhe zgjidhje për rritjen e radhës të pagave”, tha Ademi të shtunën, duke shtuar se nuk ka pazare, por dialog konstruktiv dhe shqyrtim i të gjithë parametrave.

Sipas tij, nuk ka arsye e as nevojë për organizim të grevës duke paralajmëruar, siç thotë, rritje historike të pagave në arsim.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fundjavës në lidhje me grevën e paralajmëruar në arsim të SASHK-ut tha se është e lehtë të organizohet grevë, por se beson që do të gjendet zgjidhje. Do të bëjmë gjithçka, shtoi ai, të arrijmë marrëveshje me SASHK-un.

Në bazë të shkollave fillore dhe të mesme këtë vit mësimi filloi një ditë më vonë, për shkak grevës paralajmëruese të mësimdhënësve anëtarë të SASH-ut dhe atyre që u solidarizuan me ato.

Marketing