Duke komentuar analizën e Fondacionit “Metamorphosis”, lidhur me strukturën etnike në administratën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësimin e shqiptarëve në disa institucione shtetërore, koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi, në një prononcim për indeks.mk ka thënë se ajo është e shkqëlqyeshme dhe se ato gjithmonë kur flasin, bazohen në numra.
Ai ka thënë se përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe se e njëjta gjithmonë respektohet.
Megjithatë Ademi ka thënë se ka institucione në të cilat ende do të duhet të punohet.
Sipas të dhënave, përqindja e shqiptarëve etnikë në pothuajse të gjitha ministritë është mbi 25%. Në katër ministri, përfaqësimi është më pak se 20%, por ka ministri ku përfaqësimi është mbi 40%. Konkretisht, në Ministrinë e Sistemit Politik, përfaqësimi i shqiptarëve etnikë është 84,36%, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë, 47,55%. Në këto dy ministri, përfaqësimi i maqedonasve është 5,15, përkatësisht 42% në Ministrinë e Ekonomisë.