Ademi premton reforma rrënjësore në arsim

Viti i ri shkollor po afron, e ndërsa problemet e viteve të shkuara ende mbetet të pazgjidhura. Ministri i Arsimit Arbër Ademi deklaroi se ditëve në vazhdim do të dihen detaje sa i përket masave që ministria do t’i ndërmerr për përmirësimin e kualitetit arsimor si dhe risive në tekstet shkollore.

Marketing

Sa i përket përmirësimit të kualitetit sigurisht se do të ketë risi, ndërsa sa i përket teksteve shkollore, të njëjtat informacione kemi planifikuar që t’i shpalosim në një pres konferencë tematike lidhur me të gjitha ato zhvillime që ne i kemi ndërmarrë, lidhur me të gjitha këto aktivitete të cilat ne i kemi ndërmarrë në këtë periudhë – tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

I pyetur për cilësinë e Arsimit të lartë, bazuar në listën e fundit të Shangait e cila bën klasifikimin e Universiteteve më të mira në botë, në të cilën nuk u gjet asnjëri nga Universitetet tona vendase, ministri Ademi tha se Ligji i ri për Arsimin e Lartë do të sigurojë cilësi nëpër Universitete.

Me Ligjin e ri për Arsim të lartë kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara në drejtim të përmirësimit të cilësisë, dhe sigurisht se ata zgjidhje ligjore duhet të zbatohen me përpikëri dhe besoj se do të garantojnë cilësi më të lartë kur bëhet fjalë për arsimin e lartë. Por ky është vetëm njëri nga faktorët, prandaj ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e Universiteteve sepse pos që varet nga ne si ministri dhe si Qeveri për përmirësimin e cilësisë kemi edhe faktorë tjerë- pohoi ai.

Ministri i Arsimit po ashtu njoftoi se është formuar grup pune në kuadër të Qeverisë për të gjetur mënyra që të shlyhen borxhet që shumë komuna të vendit i kanë për sferën e Arsimit, e të cilat mbajnë peng investimet nëpër shkolla. Ndryshe, gjatë muajit të kaluar ministri Ademi njoftoi për një sërë investimesh që planifikohen të bëhen gjatë kësaj periudhe e të cilat kanë të bëjnë kryesisht me rikonstruktimin e objekteve dhe hapësirave të ndryshme shkollore.