Ademi: Prioriteti jonë është anëtarësimi në BE

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, pati fjalimin e tij në
Konferencën për dialogun ndërparlamentar për promovimin e mëtejmë të integrimeve
evropiane në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Këshilli i Evropës, e cila u mbajt sot
(20 tetor) në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e Veriut.
Në konstelacione të tilla, tha ai, është veçanërisht e rëndësishme që BE-ja të mos
humbasë fokusin e saj në Ballkanin Perëdnimor dhe se duhet të veprojë si një formë
kohezive rajonale dhe të mos vonojë integrimin e pjesëve të rajonit të saj gjeografik.
Në kontekstin e realiteteve të reja gjeopolitike, Ademi theksoi se Maqedonia e Veriut
angazhohet për rruajtjen e paqes dhe stabilitetit në BP, përmes përshpejtimit të
proceseve euroatlantike dhe eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat
janë prioritetet tona në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Si vend kandidat në Bashkimin Evropian dhe anëtar i Këshillit të Evropës, Ademi
theksoi se roli i Këshillit në procesin e integrimeve evropiane është i rëndësishëm për
ne, para se gjithash, në drejtim të harmonizimit të sistemit tonë juridik dhe politik me
standardet evropiane, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të
njeriut në vendin tonë.
Sa i përket bashkësisë politike evropiane, ai theksoi se e sheh atë si një forum të ri për
dialogun e nivelit të lartë për çështjet gjeostrategjike evropiane, por edhe si një
platformë që u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për të përmirësuar
bashkëpunimin rajonal dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira. Por, theksoi Ademi,
për ne prioriteti i parë dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme mbetet anëtarësimi i
plotë në BE.
Prandaj, ai vlerësoi me optimizëm momentin pozitiv për zgjerimin e mëtejshëm të BE-
së, pas deklaratave të Sharl Mishel në samitin e fundit të vendeve anëtare të BE-së në
Grenada se ai mbetet në afatin e përcaktuar për zgjerimin e Bashkimit deri në vitin 2030
me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marketing