Ademi: Shpresojmë në zgjidhje të përbashkët për çështjen e shtetësisë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në konferencën e sotme për shtyp tha se në takimin e sotëm mes opozitës shqiptare dhe pushtetit për çështjen e shtetësisë po merr pjesë edhe zv/ministri nga BDI, Nazim Bushi. Ademi tha se shpresojnë në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për çështjen e shtetësisë.

Marketing

“Bashkimi Demokratik për Integrim si në takimin e parë edhe në takimin e dytë, përmes përfaqësuesve të vet në Qeveri është pjesë e dialogut dhe zgjidhjes. Sot në këtë takim është zv/ministri i Punëve të Brendshme, z.Nazim Bushi. Unë bëj thirrje për qasje racionale dhe serioze. Besoj se do të shoshiten të gjitha argumentet dhe do të arrijmë të përbashkët që në instancë të fundit ka për qëllim zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha mes tjerash deputeti Arbër Ademi nga BDI.