Ademi: U nënshkrua kontrata për botimin e librave

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka nënshkruar kontratën me operatorët ekonomikë për botimin e teksteve shkollore.

Marketing

Ministri Ademi thotë se që nga viti 2014 nuk ka pasur furnizime publike për botimin e librave edhe pse përdorimi i teksteve shkollore është paraparë për 5 vite, përkatësisht 5 gjenerata.

“Kontrata u nënshkrua me operatorët ekonomikë dhe së shpejti tekstet shkollore do të shtypen do të botohen, do të distribuohen dhe do të shpërndahen tek nxënësit dhe tërë kohës po flas për tekstet shkollore të cilat Ministria e Arsimit ka të drejtën autoriale, ndërsa tekstet shkollore që sigurohen nëpërmjet shtëpive botuese javën e parë të shtatorit kanë qenë në duart e nxënësve.”,- tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi.