Me kërkesën për paga dinjitoze dhe evropiane, punonjësit në administratën gjyqësore sërish kanë protestuar dhe kanë bllokuar një udhëkryq në Shkup, përcjellë KlanM. Kërkojnë paga më të larta për 78% dhe 35% shtesa të pagave. Gjithashtu kërkohet që edhe ata të kycen në grupin e punës për rritje të pagave.
“Tashmë 7 muaj punonjësit në administratën gjyqësore kërkojnë të drejtat e tyre, për rritje të pagave dhe kthimin e 35% të shtesës së pagës që na u shkurtua kur u rritën pagat e funksionarëve. Nuk do të ndalemi. Kërkojmë që kjo padrejtësi të korigjohet për shkak se në të kundërtën do të paralajmërojmë grevë dhe do t`i bllokojmë të gjitha gjykatat në Maqedoninë e Veriut. Kërkojmë që në ekipin negociues të kycemi edhe ne si sindikata për shkak se për rritje të pagave nuk mund të vendoset pa prezencën e organizatave sindikale”, tha Jasmina Veliçkova