Admirim Aliti për WeBER Talks: Sfidave të reja në administratën publike po i përgjigjemi përmes reformave rrënjësore

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, në një intervistë për WeBER Talks ka folur për reformat dhe strategjinë si përgjigje ndaj sfidave të reja në administratën publike.

Aliti i ka bërë këto komente duke nënvizuar hapat konkret që si ministri për shoqëri informatike dhe administratë si dhe Qeveri janë duke i ndërmarr.

Marketing

“ Për momentin është duke u përgatitur një ligj i ri për sektorin publik i cili i përfshinë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke përfshirë edhe të punësuarit në nivelin lokal dhe qëndror. Tjetra është ligji për administratën publike por vetëm në nivelin qëndror duke nënkuptuar ministritë. Për këto ligje kemi një konsensus të madh në mes të partive politike.

Por, për dallim prej kësaj, ku kemi dallime me partitë politike ka të bëjë ligji për Nëpunësit e lartë administrativë dhe tjetra është ligji për riorganizimin e institucioneve me të cilën nënkuptohet se si qeveri dhe si ministri do të propozojmë mbylljen e disa institucioneve për të cilat ekspertët kanë ardhur në konkluzionin se ata nuk duhet që të ekzistojnë.”, deklaroi midis tjerash Aliti.