ADN-ja e njerkut gjendet në të brendshmet e 14-vjeçares që u përdhunua e më pas u vra

Prindërit e 14-vjeçares që u gjend e përdhunuar dhe vrarë në park kanë deklaruar se nuk kanë të bëjnë asgjë me vrasjen e saj.

Marketing

Karolina Valantiniene dhe burri i saj Saidas Valantinas, që është edhe njerku i viktimës, para gjykatës kanë thënë se janë “marrëzi” akuzat e palës mbrojtëse.

Ata po jepnin dëshmi në gjyqin e një 16-vjeçari të akuzuar për vrasjen dhe përdhunimin e 14 vjeçares Viktorija Sokolova, transmeton Gazeta Express.

Në provat e sekuestruara, hetuesia ka zbuluar se sperma e gjendur në të brendshmet dhe pantallonat e vajzës i përket në fakt njerkut të saj.

Tashmë gjykimi po vazhdon dhe mbetet të shihet se si do të vendoset, duke ditur se njerku ka deklaruar se nuk e di se si ka përfunduar sperma e tij në rrobat e vajzës.