Adnan Januzaj gjen golin me Real Sociedadin, shënon kundër Osasunas

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj më në fund ka gjetur golin me Real Sociedadin.

Marketing

Januzaj ka shënuar në ndeshjen ndaj Osasunas, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës dribloi mes tre futbollistëve, ku u faullua në sulm duke fituar penallti, të cilën pastaj e konkretizoi në gol (82′).

Për të parë golin: VIDEO

Real Sociedad për momentin është duke e mposhtur Osasunan në udhëtim me rezultat 0 – 2.