Adnan Neziri u zgjodh koordinator i grupit parlamentar të ASH-së

Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët sot ka zgjedhur deputetin Adnan Neziri për koordinator.

Marketing

Zgjedhja e Nezirit për koordinator vjen pas emërimi të koordinatorit paraprak, Syrija Rashidi për drejtor të SHA MEPSO.

“Neziri do të përfaqësojë grupin tonë të deputetëve në takimet koordinuese dhe të gjitha proceset e tjera në Kuvend. Grupi parlamentar i ASH-së do të vazhdojë të artikulojë zërin e votuesve të ASH-së dhe shqiptarëve në përgjithësi”, thonë nga ASH.

Marketing