Adnan Qahil përjashtohet nga partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni

Partia Lëvizja e Turqve në Maqedoni informon opinionin se me vendim të organeve partiake, Adnan Qahil është përjashtuar nga partia. Njëherësh nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev është kërkuar shkarkimi i tij nga funksioni ministër pa resor.

Marketing

Ky vendim është epilog i natyrshëm, thonë në Partinë e Turqve, që siç thonë, “del nga aktiviteti joparimor i Qahilit, i cili jo vetëm që shmangi dispozitat programore dhe statutet e partisë, por me qasjen e tij joetike dhe jodemokratike prish imazhin e partisë dhe bashkësinë etnike të cilin e prezanton”.

“Me këtë vendim, udhëheqësia e PLT-së edhe njëherë në vepër tregon se edhe me veprimin e mëtejshëm do të ketë tolerancë zero ndaj personaliteteve destruktive dhe punës së papërgjegjshme”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni.