Adrian Gaxha u rrëzua në skenë

Kur ishte i vogël këndonte dhe ndodhi që njëherë u rrëzua në skenë.
Prindërit e tij, e besa edhe ai vet mendonin se që nga ai rast gjërat nuk do të funksiononin mirë, por ja që nganjëherë në mes të fatkeqësisë ndodh mrekullia, shkruan “Kosovarja”.
Ai rrëzim e bëri shumë të njohur Adrianin, i fali epitetin energjik. Adriani u rrit në skenë, herë duke u rrëzuar e herë duke triumfuar.

Marketing

Megjithatë, duhet thënë se gjatë karrierës së tij nuk kishte aq dështime sa të përjashtohet nga lista e të përkëdhelurve të fatit.

Gaxha, sot ka krejt ato që i nevoiten: Një shtëpi të cilën sapo e ka vënë në emrin e tij, e cila është një shtëpi luksoze, një veturë ekstra të shtrenjtë, studio private, femra dhe dashurinë e njerëzve.
Ai, thotë se i është dashur mund për të arritur deri këtu, por kur njeriu e mendon mirë, atëherë del se në gjithë këtë mesele ka gisht edhe fati, apo jo, shkruan “Kosovarja”.

Marketing