Adrola Dushi feston ditëlindjen, fotografi ndër vite (Foto)

Njëra nga femrat më të bukura shqiptare, Adrola Dushi, sot ka një arsye më shumë për të qenë e lumtur pasi në këtë ditë feston ditëlindjen.

Marketing

E lindur në vitin 1993, ajo mbush plot 26 vite me një karrierë të bujshme profesionale, e cila tashmë jeton dhe punon përtej oqeanit Atlantik.

Bukuroshja, e cila e ka rrëmbyer kurorën e “Miss Universe Albania” në vitin 2012, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në saje të profesionit që ajo e ushtron prej vitesh.

E vlerësuar për bukurinë natyrale dhe origjinalitetin, Adrola ka arritur të sigurojë qindra fansa, të cilët e lakmojnë jo vetëm për pamjen fizike, por edhe karakterin e saj të çiltër e të drejtpërdrejtë.

E njëjta para pak muajve ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”, kompani kjo që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj, Bruce Cooper.

Ndër të tjerash, Dushi po ashtu është e bekuar edhe me një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Troi.

Fotografitë që u’a sjellim në vazhdim na tregojnë ndryshimin e modeles shqiptare ndër vite.

https://www.instagram.com/adroladushi/?utm_source=ig_embed