Me 300 kilogramë në peshë, ‘Pipistrel Alpha Electro’ është një avion elektrik ultra i lehtë, që mund të përshkojë 160 km/h për 4.50 euro.
Aeroplani ultra i lehtë, i prodhuar në mënyrë serike me një motor elektrik, filloi prodhimin në vitin 2016.
Duke peshuar 300 kilogramë në total – duke përfshirë edhe baterinë 100 kilogramë 21 kilovat për orë – avioni që lejon një orë fluturim, është në gjendje të mbajnë dy pasagjerë,i aftë të mbulojë pothuajse 160 kilometra dhe mund të ngarkohet në afërsisht një orë .
Ajo që e bën të veçantë mjetin fluturues 125 mijë eurosh përveç avionëve të tjerë të ngjashëm, është motori 60 kilovat.
“Kostoja e energjisë elektrike në orë fluturimi është afërsisht midis 4-6 dollarësh, tha Krzysztof Będkowski, krijues i avionit në fjalë.
Aktualisht, avioni përdoret kryesisht për mësime fluturuese mbi aeroport.