Aeroporti i Berlinit paralajmëron grevë të henën, punonjësit thirrje për rritje të rrogave

Stafi i sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Berlinit ka paralajmëruar grevë të hënën, për rritje të pagave.

Marketing

“Duhet të presim anulime fluturimesh për shkak të kësaj greve, e cila do të zgjasë gjatë gjithë të hënës”, paralajmëroi sindikata në një deklaratë.

Verdi kishte organizuar tashmëtë enjten, dhe të premten, një grevë të stafit të aeroporteve gjermane, përfshirë ato të Hamburgut, Dyseldorfit, Këlnit, Shtutgartit dhe Karlsruhes.

Sindikata tha se kishte negocuar prej vitesh me Federatën Gjermane të Biznesit të Sigurisë Ajrore (BDLS) për rritje të pagave, qoftë gjatë turnit të plotë apo edhe jashtë orarit, si edhe kusht më të mira pune.

Sindikata kishte organizuar tashmë një grevë të ngjashme në aeroportin e Berlinit në janar, duke shkaktuar anulimin e 3 mijë fluturimeve.