Aeroporti më i madh në botë ndodhet në “fshatin shqiptar”

Është duke u zhvilluar ceremonia e inaugurimi i Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Marketing

Zona ku po hapet aeroporti i ri i Stambollit quhet “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.

Pjesë e ceremonisë së hapjes janë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës. Aeroporti i ri i Stambollit po hapet në Ditën e Republikës së Turqisë. Ky aeroport, i cili renditet mes pesë aeroporteve më të mëdhenj në botë dhe është ndërtuar në një zonë të Stambollit të quajtur “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.

“Për 10 vite, kapaciteti i pritjes së aeroportit pritet të arrijë deri në 200 milionë pasagjerë në vit”, sipas operatorit IGA që do të shfrytëzojë aeroportin.

“Në vitin 2017, ishte aeroporti amerikan i Atlantës që kishte dalë në krye të këtij klasifikimi me 103,9 milionë pasagjerë në vit. Ai ndiqej nga Pekini (95,7 milionë), Dubai (88,2 milionë), Tokio (85,4 milionë) dhe Los Anxhelesit (84,5 milionë)”, sipas ACI-së. Kompleksi gjigand pritet të përfundojë plotësisht në 2023. Udhëtimi i parë nga ky aeroport do të jetë drejt kryeqytetin turk Ankara më 31 tetor, ndërsa fluturimi i parë ndërkombëtar me Republikën Turke të Qipros Veriore të nesërmen.

Presidenti Erdoğan, në fjalimin e inaguarimit të aeroportit, bëri të ditur se emri i aeroportit të ri do të jetë “Aeroporti i Stambollit”. Ai bëri të ditur se të gjitha fazat parashihet të pëfundojnë deri më 2028, ndërkohë rrjedhimisht, aeroporti do të vazhdojë të rritet përgjatë 10 viteve të ardhshme.

“Faza e parë ka kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit. Kjo do të rritet në 150, nëse nevojitet në 200 milionë, pas përfundimit të fazave”, deklaroi Erdoğan. Erdoğan tha se Stambolli nuk është vetëm qyteti më i madh i Turqisë, por edhe marka më e vlefshme e vendit. Duke iu referuar Aeroportit Ataturk, Erdoğan tha se Aeroporti Ataturk do të ruajë statusin e tij si aeroport, por do të mbyllet për fluturime komerciale. Erdoğan tha se aeroporti i ri, me arkitekturën, administrimin dhe financimin e tij është nderi i vendit dhe projekt që në botë do të merret si shembull.