Afati i parë për regjistrim në shkollat e mesme

Ka filluar sot afati i parë i regjistrimit të nxënësve në të gjitha shkollat e mesme publike në vend për vitin akademik 2019/2020. Edhe pse filloren e kanë përfunduar 20 030 nxënës, ndërsa MASH përmes konkursit siguron vend për 35 690, në shumë shkolla profesionale vendet e parapara nuk plotësohen, ndërsa në shkollat e mesme si drejtimi i mjekësisë apo ato të përgjithshme, numri i nxënësve që aplikojnë është më i madh se vendet e planifikuara.

Marketing

Përzgjedhjen e gjimnazit para drejtimeve profesionale, prindërit dhe vet nxënësit e shohin, siç thonë, mundësinë më të mirë për të marr një diapazon më të gjerë njohurish. Madje kishte edhe nga ata që kanë ardhur nga qytet tjera për t’u regjistruar në shkollën mesme “ Zef Lush Marku” në Shkup.

Dëshira ishte e vet nxënësit. Ne jemi nga qyteti i Velesit. Drejtimi ekziston, por kuadri është sa për sy e faqe. Dy tre profesorë janë shqiptarë. Mësimi realizohet më së shumti maqedonisht.”- tha një prind.

Vendosa të regjistrohem sepse shkolla është e mirë. Ka shoqëri të mirë, nuk ka problem dhe profesorët janë profesional”- theksoi njëri nga nxënësit për kamerat e Alsat
E pash më të logjikshme. Djali im merret edhe me sport, por nuk desha ta fokusoj në një drejtim. Le të ketë njohuri të përgjithshme”- u shpreh një prind i intervistuar.

Drejtori i Shkollës së Mesme “ Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri, tha se shkolla do të pranojë vetëm 544 nxënës edhe pse numri i aplikuesve është më i lartë. Nxënësit duhet të sigurojnë së paku 60 pikë që të mund të pranohen.

Këtë vit kemi shumë më tepër konkurrencë nga filloristë. Ende nuk e di numrin e saktë, sepse ende është duke rrjedhur regjistrimi. Po shihet një interesim shumë I madh I filloristëve për t’u regjistruar në shkollën e mesme “ Zef Lush Marku”. Shkolla ka kapacitet për t’u ofruar kushte të gjithë filloristëve që do të regjistrohen. Për shkak se ne veçmë funksionojnë për çdo vit me nga 16 paralele. “- theksoi Faruk Zeqiri- drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.

Nga 35 690 vendet e parashikuara në konkursin e MASH, 24 581 do të jenë me mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa 10 123 me mësim në gjuhën shqipe. Për shkollat e mesme janë paraparë 10 713 vende të lira. Në bazë të konkursit të hapur nga Ministria e Arsimit, afati i parë i regjistrimit është sot dhe nesër, ndërsa rezultatet nga i njëjti do të publikohen me datë 19 qershor. Afati i dytë është më 24 dhe 25 qershor, ndërsa rezultatet publikohen më datë 26 qershor. Afati I tretë është më datë 1 korrik, ndërsa rezultatet do të publikohen më datë 2 të të njëjtit muaj.

Marketing