Afati për aplikim në thirrjet publike nga Pakoja e katërt e masave ekonomike për përballje me pasojat nga KOVID-19 në sektorët e turizmit dhe hotelierisë është vazhduar deri më 4 dhjetor

Ministria e Ekonomisë informon aplikantët e interesuar se afati i fundit për aplikim për thirrjet e shpallura publike nga Pakoja e katërt e masave ekonomike për përballje me pasojat e krizës KOVID-19 në sektorin e turizmit dhe hotelierisë shtyhet deri më 04.12.2020.

Marketing

Vazhdohet afati i aplikimit për thirrjet vijuese publike të publikuara në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë më 16.11.2020:

  1. Thirrje publike për kthimin e tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë
  2. Thirrje publike për lëshimin e granteve për agjencitë e licencuara të udhëtimit
  3. Thirrje publike për lëshimin e granteve për udhëheqësit turistik të licencuar
  4. Thirrje publike për lëshimin e granteve për këndet e lojërave
  5. Thirrje publike për grante për restorante për dasma

Aplikimi për thirrjet publike bëhet në mënyrë elektronike në platformën “Pushime në vend”

Më shumë detaje në linkun n vijim:  http://www.economy.gov.mk/doc/2867

Marketing