Afër largimit nga Barça, ja destinacioni i radhës për Dembelen

Ylli francez, Ousmane Dembele pritet që t’i bashkohet një klubi nga Premier Liga angleze, nëse largohet nga Barcelona para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të janarit të hënën.

Marketing

Agjentët e tij Moussa Sissoko dhe Marco Lichtsteiner janë duke punuar vazhdimisht që të gjejnë një zgjidhje për Dembelen.

Barça përsëri e ka kontaktuar Dembelen, duke i thënë që të gjejë një klub të ri nëse nuk vendos që ta nënshkruajë kontratën momentale me një zbritje të pagës.

Dembele preferon që të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni, por Barça e ka bërë të qartë që nuk e dëshirojnë në skuadër, ku edhe kanë kërcënuar që do ta lënë jashtë skuadrës nëse ai qëndron.

Marketing