VMRO-DPMNE ka vazhduar me publikimin e emrave të funksionareve të cilat ata pretendojnë se fshehin pronat e tyre. Nga partia opozitare përmendën emrat e ish-kryetarit të LSDM-së në komunën Gjorçe Petrov, Aleksnadar Nauovski, i drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Driton Bexheti dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Gjueti, Fikri Aliti të cilët VMRO-DPMNE pretendon se ata nuk kanë dorëzuar listat e tyre anketuese për posedim të pronës dhe se fshehin një pjesë e pronave të tyre.
“Aleknsadar Naumovski kryetari i mëparshëm i komunës Gjorçe Petrov, tani anëtarë i Këshillit për avansimin dhe zhvillimin e revizionit në vend fsheh pronën. Naumovski të cilin e ndiqnin afera të shumta perderisa ishte kryetar komune po fsheh pronën e tij. Çfarë po fsheh Naumovski në emrin e tij profesional, nuk ka të evidentuar pronë, por posedon automjet BMË X5. Pronën e fsheh edhe Driton Bexheti drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Institucion ky ndër më të mdhenjët në vend që disponon me shumë mjete, ndërsa drejtori nuk i respekton ligjet as në pjesën e paraqitjes së pronës së tij. Njejt pas hapave të tyre shkon dhe Fikri Aliti, drejtori i Inspekotrati Shetetor për gjueti i cili poashtu nuk e ka bërë publike pronën etij. Të gjithë këta funksionar menaxhojnë me institucionet të cilat kanë rendësi vitale për shtetin, por ata në vend që të jenë shembull, shërbejnë si shembull i cili nuk duhet të ndiqet” – tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE ka berë të ditur se do të vazhdojë me publikimin e emrave të disa bartësve të funksioneve të cilët kjo parti pretendon se janë 123, të cilët dyshohen se ata kanë fshehur pasurinë ku një pjesë e tyre posedojnë shtëpi, apertamente, vetura, dhe shumë gjëra tjera material në vlerë prej 30 milion euro, të cilën nuk e kanë paraqitur në listën anketuese për posedim të pronës deri tek komisioni antukorrupsion.
Deri në këto momente VMRO-DPMNE nuk ka dorëzuar asnjë material apo dëshmi deri tek KSHPK-së, edhe pse kjo gjë u kërkua nga anti-korrupsionerët dhe Qeveria.