Afërdita Dreshajt për burrin e saj: Më ndiqte çdokund, bënte gjithçka të ma fitonte vëmendjen

Pak ditë më parë, Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurinë më partnerin e saj çek, Jakub Kindl.

Marketing

Por cila është historia e dashurisë e të sapomartuarve, kush e bëri hapin e parë? Në një intervistë për “Revista Who” ndër të tjera Afërdita ka treguar se si u njoh me hokejistin Kindl.

“Jemi njohur në një restorant sushi… Une isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona, kishte ditëlindjen. Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falenderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam.Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit. I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale. Më kishte shkruar në ‘Facebook’, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kish nisur të më ndiqte në ‘Tëitter’ dhe të më bënte ‘retëeet’, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë. Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte ‘retëeet’ për të më fituar vëmendjen. Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në ‘Tëitter’ e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë.”

Modelja ka zbuluar edhe disa detaje interesante rreth dasmës. E pyetur se sa kohë i ishte dashur për të menduar gjithçka, Afërdita u përgjigj:

“Si fillim duhet të tregoj se unë asnjëherë nuk kam qenë tipi i dasmave. Asnjëherë në jetë nuk e kam menduar veten time si nuse dhe nuk e kam pasur ëndërr fustanin e bardhë, si shumica e vajzave. Nga momenti kur Jakub më propozoi për martesë, nisëm të mendonim për mundësitë se kur do ta bënim dasmën. E kishim të qartë që do ta bënim në verë, por nuk e dinim nëse këtë vit, apo tjetrin. Në fund vendosëm ta bënim këtë verë, sepse do të shkonte shumë gjatë. Që prej asaj kohe, për gjashtë muaj me radhë kam filluar të hulumtoj çdo detaj. Kam marrë dy planifikues dasmash, që më kanë ndihmuar shumë dhe ia kanë dalë të realizojnë atë çfarë kisha unë në kokë.”

Marketing