Afrika e Jugut thotë se do t’i arrestojë shtetasit e saj që luftojnë me ushtrinë izraelite

Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pando thotë se çdo shtetas i saj që lufton në forcat e armatosura izraelite ose përkrah tyre në Gaza do të arrestohet kur të kthehen atje.

Marketing

Edhe më parë, ministria e jashtme atje kishte thënë se ishte e shqetësuar se disa nga qytetarët dhe banorët e saj ishin bashkuar me operacionin ushtarak të IDF.

Ministria paralajmëroi se ata mund të përballen me ndjekje penale nëse nuk do t’u ishte dhënë leja sipas ligjeve të kontrollit të armëve të Afrikës së Jugut.

“Atyre me shtetësi të dyfishtë afrikano-jugore-izraelite mund t’u hiqet shtetësia e Afrikës së Jugut”, ka thënë kjo ministri.