Afrim Gashi: Kësaj radhe ia VLEN për Hasanbegun dhe Haraçinën

Koalicion opozitarë shqiptarë VLEN  ka bërë hapjen e dy shtabeve, njërit
në Haraçinë dhe tjetri në Gazi Babë.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është shprehur se gjithnjë e më
shumë po ndjehet se koalicioni i tyre po përfaqëson popullin ndërsa pala
tjetër koalicioni që përfaqëson disfatën
“Sonte, bashkë me kandidatin presidencial Dr. Arben Taravari, i hapëm
shtabet e koalicionit VLEN edhe në komunat e Haraçinës dhe Gazi Babës.
Si asnjëherë më parë dhe më mirë po ndjehet se udha është ndarë mes
koalicionit që përfaqëson popullin dhe VLEN dhe një koalicioni që
përfaqëson disfatën.
Kësaj radhe ia VLEN për Hasanbegun dhe Haraçinën”, ka shkruar Gashi,
kryetar i Alternativës.
VLEN deri tani ka hapur disa shtabe duke filluar nga Tetova, Gostivari,
Çairi, Kumanova.

Marketing
Marketing