Afrim Gashi muslimanët i quan “islamist radikal”

Afrim Gashi, mysafir në emisionin “Заспиј ако можеш„ në TV ALFA.

Marketing

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur retorikë fetare sa i përket politikës por nuk kemi fshehur asnjëherë se jemi fetar si dhe të gjithë qytetarët dhe ata këtë e shfrytëzuan. Elementi tjetër është se asokohe infiltruan tek ne një grupacion të vogël për të cilën ne më pas u informuam, kur jeni parti e vogël politike e dini dëshironi të rriteni shpejtë dhe nuk mund t’i njihni të gjithë anëtarët nga vijën. Infiltruan një grup tek ne dhe në bazë të atij grupi dëshironin të krijojnë një opinion se kjo është pasqyra e vërtet për partinë. Pas përçarjes së Lëvizjes BESA, ai grup tashmë është në BESËN aktuale, përkatësisht në LSDM, ata njerëz janë në listën për deputet, votuesit e LSDM-së do të votojnë për një njeri të atillë.”

Goran Momirovski, gazetar i TV ALFA

“Nëse ju kuptova mirë, ndonjëherë duhet të japim sqarime më të qarta për shikuesit tanë, d.m.th njerëz që kanë qenë të infiltruar në Lëvizjen BESA në fillim qëkur ju u përçatë, ju u bëtë ALTERNATIVA, kurse Lëvizja BESA i mbeti Bilall Kasamit dhe ai grup mbeti me Kasamin dhe ndodhen në listat e LSDM-së, supozoj në njësitë zgjedhore 2, 6 dhe 1? Tashmë ka një njeri i cili është i lirdhur me islamin radikal e i cili ndodhet në listën për deputet të koalicionit LSDM-BESA?

Afrim Gashi, mysafir në emisionin “Заспи ако можеш„ në TV ALFA

“Mendoj se është lehtë që ky argument të kontrollohet, shifeni listat, pyetni pak më tepër, ju jeni gazetar dhe do të shihni…”

Marketing