Afrim Gashi në hapjen zyrtare të xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll

Sot kisha kënaqësi që, si mysafir i ftuar, të marr pjesë në hapjen e xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll, duke e prerë shiritin bashkë me Presidentin e Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk, Mustafa Shentop dhe miq të tjerë turq e të vendeve të tjera të rajonit.

Marketing

Në këtë mënyrë shpreha edhe mbështetjen time dhe të Alternativës në këtë proces zgjedhor për Presidentin Erdogan, kjo në shenjë mirënjohjeje ndaj marrëdhënieve të mira turko-shqiptare, por edhe në relacion me shtetin tonë. Me këtë rast e urova që të dielën ai të marrë edhe një mandat dhe kjo të jetë një mundësi e re e thellimit të marrëdhënieve tona si kombe e si shtete.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Stamboll, pata mundësi ta takoj dhe ta mbështes edhe mikun tim, Dr. Mustafa Shentop – Kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë, me të cilin biseduam edhe për marrëdhëniet tona ndërshtetërore dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

Kryetari i AlternAtivA-s
Afrim Gashi

Marketing