Afrim Gashi për të tretën herë i ikë debatit me Arbër Ademin!

Sonte në TV-TELMA do transmetohet debati në mes bartësve të listave për deputet të partive politike në NJZ2!

Marketing

Kandidatët do të shpalosin programet e partive politike të tyre për qeverisje gjatë mandatit 2020-2024!

Por, vlenë të theksohet hezitimi i bartësit të listës për deputet nga Koalicioni AA-ASH, njëherit kreut të Alternativës, Afrim Gashi, për tu përballur me kundër kandidatët, sikurse javën e kaluar në TV21 dhe më parë në TV24, ashtu edhe sot në TV-TELMA!

Skandalet e fundit në emisione televizive dhe nëpër tubime me qytetarët mund të jenë një ndër arsyet se pse Afrim Gashi për të tretën herë me radhë nuk merr guximin të përballet me kundër kandidatin nga radhë e BDI-së, Arbër Ademin!

Ndryshe, sikurse në dy sondazhet e fundit, atë në TV-TELMA dhe në portalin infomax.mk, ashtu edhe në anketën e agjencionit amerikan, Arbër Ademi gëzon mbështetje dukshëm më të madhe në zonën zgjedhore 2 në raport me Afrim Gashin, gjithashtu në disa sondazhe prinë edhe para kreut të BESËS, Bilall Kasamit.

Marketing