Afrim Gashi: VLEN por edhe gjithë deputetët shqiptar do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

Në seancën e parë që do të thirret nga Kryetari I ri I Kuvendit, Afrim Gashi, para se të formohet qeveria, do të gjenden ndryshimet ligjore me të cilët do të mundësohet që të formohen Ministri të reja, të transformohen ministritë ekzistuese si dhe të shmangen zgjedhjet e parakohshme lokale në disa komuna, pasi emrat e disa Kryebashkiakëve tashmë përmenden si pjesë të ekzekutivit.

Marketing

Kjo është bërë e ditur nga Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë.

“Jemi para sfidës që të kemi bartës të komunave që do të zgjidhen për 5 – 6 muaj dhe pas 7 apo 8 muajve të kemi sërish zgjedhje. Mendoj se nuk është në rregull dhe në kundërshtim me Kushtetutën që dikush të zgjidhet me mandat katërvjeçar, kurse dikush tjetër me vota të njëjta për mandat prej 8 muajve. Mendojmë se është anti-kushtetuese dhe duhet të përmirësohet me ligj”, tha kryeparlamentari Gashi.

Po përpiqemi të ndërtojmë institucionet dhe ta bëjmë Qeverinë, e jo të mendojmë për ta braktisur. Në këtë mënyrë është përgjigjur Kryetari I Kuvendit, Afrim Gashi, për Radio Evropa e Lirë, në pyetjen se nëse nuk përmbushet premtimi për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë deri në fund të vitit, koalicioni VLEN mund ta braktis Qeverinë. Në programin e këtij koalicioni fundi I 2024 përmendet si data përfundimtare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk e di me saktësi nëse kemi vënë ndonjë datë, por megjithatë kjo cështje varet nga 80 deputetë. Duhet të gjenden 80. Sa I takon VLEN-it, por mendoj edhe gjithë deputetët shqiptarë, do t`i votojnë ndryshimet kushtetuese kur të vijnë në rend dite. Do të ngazhohemi që sa më shpejt të integrohemi në BE dhe do të punojmë bashkë për këtë”, deklaroi Gashi.

Gashi në intervistën për Radion Evropa e Lirë, shumicën e re parlamentare e ka quajtur legjitime, duke potencuar se Marrëveshja e Majit asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, deklaratat e Frontit Evropian se koalicioni VLEN është jolegjitim për t`i përfaqësuar shqiptarët në Qeveri, janë retorikë politike të opozitës.

Marketing