Afro 110 mijë viktima në botë, e shtunë tragjike për Francën, Anglinë dhe Belgjikën

Numri i personave të prekur nga Covid 19 ka shkuar në 1 milionë e 772 mijë.

Marketing

Ndrëkohe edhe numri I viktimave vijon të rritet ndjeshëm dhe tani është 109 mijë ndërsa 402 mijë janë rikuperuar plotësisht nga koronavirus.

SHBA mban vendin e parë të viktimave me 20 mijë e 450 nga të cilët 1800 vetëm këtë të shtunë.

Italia pati 619 viktima këtë të shtunë dhe shkoi në total 19 mijë e 468.
Spanja me 399 të vdekur në 24 orët e fundit regjistron 16 mijë e 480 viktima.
Franca këtë të shtunë ka pasur 635 viktima dhe e ka cuar shifrën e përgjithshme në 13 mijë e 832.
Edhe Anglia ka pasur një bilanc të rëndë këtë të shtune me 917 të vdekur. Tani në Angli regjistrohen 9875 viktima.
Shumë shqetësues edhe bilanci I Belgjikës që ka pasur 327 viktima në 24 orët e fundit duke kaluar edhe Kinën për numrin e vdekjeve 3346.
Ndërkohe në Holandë kanë vdekur 132 persona vetëm në një ditë.
Në Greqi ka pasur vetëm 1 të vdekur dhe në total janë 93 të vdekur.

Në Maqedoninë e Veriut pati 2 viktima këtë të shtunë dhe shifra totale tani është 34.