Prej nesër dhe gjatë fundjavës një valë polare me origjinë nga Arktiku pritet ta përfshijë pjesën më të madhe të Ballkanit, që do të ndikojë në uljen e ndjeshme të temperaturave edhe në vendin tonë, përcjell TV21. Gjatë natës së të premtes dhe të shtunën pritet që fillimisht të ketë reshje shiu kurse më pas, për shkak të depërtimit të valës së ftohët ajrore dhe erës veriore, do të shndërrohen në reshje bore.