Mosmarrëveshja midis tyre ka lindur rreth një podcasti kontrovers, i cili ka shkaktuar debate edhe para se të publikohet në tërësi.
Sipas raportimeve të Prive, artisti ka shprehur mosmarrëveshje rreth publikimit të podcastit, duke e cilësuar si tepër të komercializuar. Blero ka vënë në dyshim nëse duhet të lejohet që ky material të shpërndahej tek publiku.
Ndërkohë, modelja Afrona Dika është përfshirë në konfliktin për shkak të çështjeve që lidhen me të drejtat autoriale.
Si pasojë e mosmarrëveshjeve, ajo është penguar në bërjen publike të podcastit, në një lëvizje që ka shkaktuar tensione të mëtejshme midis tyre.