Ageler: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme

Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler sot realizoi takim me shefin e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup, Gavril Bubevski.

Marketing

Siç informojnë nga ambasada amerikane në Shkup në rrjetat sociale, Ageler në takimin me Bubevskin ka shprehur mbështetjen e saj për prokurorinë e pavarur.

“Shpreha mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur e cila është kyçe për avancimin e sundimit të ligjit dhe integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme”, ka thënë ambasadorja Ageler, theksohet në postimin e ambasadës amerikane.