Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, tha se po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në gjyqësor në lidhje me iniciativën e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit shtetëror Lupço Kocevski dhe interpelancat për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësore, megjithatë ajo nuk i ka komentuar ato. E pyetur për rastin me shkarkimin e kryeprokurorit, ambasadorja tha se, nuk ka koment, megjithatë shtoi se është e njohin me procesin dhe po e ndjekin nga afër. Përgjigje të ngjashme dha edhe për pyetjen në lidhje me iniciativën për shkarkimin e pesë anëtarët të Këshillit Gjyqësor që janë zgjedhur në Kuvend.
Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Shkup
“E ndjekim nga afër edhe atë proces. Është e qartë se me vite kemi theksuar në lidhje me Këshillin Gjyqësor, por edhe për aspekte të tjera të sistemit gjyqësor, ekzistojnë procedura ligjore dhe sipas informatave të mia ai proces po rjedhë dhe i ndjekim nga afër situatat dhe duam të shohim që ligji të respektohet”.
Në lidhje me procesin eruointegrues të vendit, Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, pasi nuk është anëtare e Un
Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Shkup
“Mendoj se bisedimet për këtë zhvillohen dhe janë zhvilluar me përfaqësues të lartë të BE-së, por më vjen mirë që kryeministri Hristijan Mickoski dhe anëtarët e kabinetit të tij janë në Uashington. Fakti që ai ka qenë disa herë aty që kur e ka marrë funksionin e tij si kryeminsitër, njëjtë sikurse edhe shumë ministra të tjera, vetëm se flet për afërsinë e raporteve tona dhe tregon në shumë mënyrë se ne si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, mund të bashkëpunojmë në mënyrë bilaterale. Pres që ai bashkëpunim të përforcohet”.
Ndërkaq, e pyetur për vendimin e presidentit Donald Trump për ngrirjen e programeve të USAID-it, Ageler tha se ende nuk e din se do të reflektohet në mbështetjen e ardhshme amerikane në zhvillimin e vendit./Shenja.tv