Aggeler: Është për t’u përshëndetur paralajmërimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues

Ambasadorja SHBA-së në vend, Angela Aggeler e mirëpret njoftimin e liderit të OBRM-PDUKM-së dhe mandatarit të qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe në paraqitjet e tij jashtë vendit.

Marketing

Në një intervistë për “360 gradë”, Aggeler shpreh shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin të gjithë ministrat.

“Do të them se ishte një zhgënjim për lidershipin në Uashington kur Presidenti vendosi të mos përdorte emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe, sinqerisht, ajo që do të bëjnë kryeministri dhe ministrat e ardhshëm është diçka që ne e mirëpresim. Siç e kuptova, Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar për të përfshirë (emrin kushtetues) dhe jam i kënaqur që e shoh këtë, ndërsa jam shumë e kënaqur dhe përshëndeta daljen e tij publike natën tjetër në të cilën ai tha se do të respektonte emri kushtetues kur të bën betimin”, thotë Aggeler.

Aggeler pret që qeveria e ardhshme t’i realizojë sa më shpejt premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

“Pres të shoh se si ata, dhe njësoj do të ishte për çdo qeveri që vjen në pushtet, nëse do t’i përgjigjen me veprime konkrete retorikës nga fushata dhe premtimeve të bëra. Në fund, si parti politike dhe qeveri gjykoheni nga veprimet tuaja në krahasim me premtimet parazgjedhore, të cilat, sinqerisht, mund të mbulojnë të gjithë spektrin e politikës në kohën e zgjedhjeve”, thotë Aggeler.