Ballina Aktuale Aggeler: SHBA e zhgënjyer me gjyqësorin në RMV

Aggeler: SHBA e zhgënjyer me gjyqësorin në RMV

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler është shprehur e dëshpëruar lidhur me gjendjen në fushën e drejtësisë. “Fatkeqësisht, ‘investimi’ ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha ‘kthimin’ e pritshëm”, thotë ambasadorja Aggeler, në një intervistë për gazetën Kapital.

Marketing

“Gjatë tridhjetë viteve të fundit, ne kemi investuar gjysmë miliardë dollarë në programet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, por nuk po shohim përmirësimet dhe reformat që mund të presim me një investim kaq të madh.

Ajo ka shprehur shqëtësimin e saj mbi praninë e korrupsionit jo vetëm në gjyqësor por edhe në fushat tjera

“Korrupsioni sistematik në të gjithë vendin në të gjithë sektorët i dëmton njerëzit e Maqedonisë së Veriut më drejtpërdrejt se ne. Ju të gjithë meritoni një shoqëri, një gjyqësor, një qeveri, veprimet e së cilës janë transparente dhe ju shërbejnë juve – qytetarëve. Është një gur themeli i një demokracie të drejtë dhe funksionale. Kjo është ajo ku qeveria duhet të fokusohet, pavarësisht se cila parti është në pushtet.”, thotë Aggeler në intervistë.

Lidhur me pretendimet e opozitës për korrupsion rreth korridoreve 8 dhe 10d, ambasadorja amerikane thekson dhe përsërit: “nëse ka akuza për korrupsion rreth korridoreve 8 dhe 10d, hetoni! Nëse gjeni një krim, ndiqeni atë!”.

“Nëse hetimi konstaton korrupsion, le të ndiqet penalisht. Duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë, kudo. Në të njëjtën kohë, politizimi i tepërt i gjërave ndonjëherë mund të jetë po aq i dëmshëm sa vetë korrupsioni duke penguar projektet e mira të ecin përpara dhe duke u dërguar një mesazh investitorëve të tjerë potencialë se të bërit biznes në Maqedoninë e Veriut është shumë e komplikuar dhe burokratike”, ka theksuar ambasadorja duke shtuar se projekti i korridoreve, paraqet investimin më të madh në infrastrukturë në historinë e këtij vendi dhe përfitimet për qytetarët janë të mëdha.

Në intervistë, Aggeler, flet për nevojën për efikasitet dhe siguri energjetike, të cilat sipas saj janë çështje kritike në mbarë botën dhe pushtimi brutal dhe i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë e ka theksuar edhe më shumë këtë nevojë.

Marketing
Exit mobile version