Ballina Lajme Maqedoni Kaevski: Rasti “Feniks ” konfirmoi fytyrën e Mickoskit

Kaevski: Rasti “Feniks ” konfirmoi fytyrën e Mickoskit

LSDM ka akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se mbron krimin e DPMNE-së dhe e vendos veten mbi ligjet, mbi Kushtetutën. Sipas tyre rasti “Feniks” edhe një herë konfirmoi krimin e VMRO-DPMNE-së dhe konfirmoi edhe fytyrën e vërtetë të Hristijan Mickoskit përmes projektit Shkupi 2014.

Marketing

Mickoski me deklaratat e tij u rreshtua kundër rendit kushtetues të shtetit, kundër shoqërisë demokratike, që nënkupton pavarësinë e pushtetit gjyqësor të përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligj.

“Kush është Mickoski që të ndajë drejtësi, të tregojë kush duhet të mbajë përgjegjësi e kush jo?Mickoski mund të imagjinojë se çfarë do, por nuk është as gjykatës e as prokuror.Kjo tregon se Mickoski është njësoj si Nikolla Gruevski, ai dëshiron të jetë edhe gjykatës edhe prokuror, dhe të gjykojë. Mickoskit nuk do t’i plotësohet dëshira, nuk do ta lejojmë”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Marketing
Exit mobile version