Agim Ibraimi emërohet drejtor sportiv në KF Tirana

Agim Ibraimi është emëruar drejtor sportiv te Tirana. Isha futbollisti Shkëndijës, Mariborit, Olimpijës, Kukësit dhe Dinamos dhe disa skuadrave tjera është emëruar në një post të rëndësishëm në klubin bardhebklu, i cili kishte mbetur bosh pas largimit të Tefik Osmanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Tiranës me një postim në rrjetet sociale.

Marketing

Njoftimi i Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se Agim Ibraimi është emëruar drejtor sportiv i klubit bardh’ e blu!

Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me Ibraimin duke nënshkruar kontratën e bashkëpunimit mes palëve për një projekt afatgjatë.

Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, ka bërë që klubi ta zgjedhë Ibraimin për t’i besuar këtë rol të rëndësishëm.

Ibraimi do të nisë menjëherë nga puna për formimin e Tironës Europiane dhe skuadrës së sezonit të ri.

Si futbollist, Agim Ibraimi ka lënë gjurmë me Mariborin në Slloveni, teksa ka luajtur me Kaljarin në Serinë A, Astanën në Kazakistan dhe njëkohësisht numëron 40 ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku edhe i është dhënë çmimi i nderit si Ambasador i Sportit.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide.

Tirana i uron mirëseardhje dhe njëkohësisht suksese drejtorit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.