Agim Nuhiu: Çështjet jetike të qytetarëve nuk guxojnë të përdoren për POLITIKË ditore

Ministri i punëve të brendshme z.Agim Nuhiu sot ka takuar përfaqësuesit e banorëve të f.Siniçan dhe f.Urviç ku është diskutuar për gjetjen e një zgjidhje efikase juridike për tejkalimin e situatës.

Marketing

Të gjithë të sillemi me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe institucioneve të sistemit,sepse gjërat jetike të qytetarëve nuk guxojnë të përdoren për POLITIKË ditore, ka theksuar ndër të tjera Nuhiu.

Ja postimi i tij në fb:

Në takimin me përfaqësuesit e f. Siniçan dhe f. Urviç të Komunës së Bogovinës, bashkë konstatuam nevojën për ndërmarrjen e një veprimi efikas juridik për tejkalimin e situatës së krijuar!
E drejta e qytetarëve të f. Siniçan për për ujë të pijshëm është jetike. Kjo çështje nuk guxon të keqpërdoret për politikë ditore!
Ministrat e resoreve kompetente do të angazhohen për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme institucionale. Kjo edhe do të ndodhë. Të gjithë të sillemi me përgjegjësi para qytetarëve dhe institucioneve të sistemit.

Marketing