Ballina Aktuale Agim Nuhiu distancohet nga propozimet e Mariçiqit për faljen e disa të...

Agim Nuhiu distancohet nga propozimet e Mariçiqit për faljen e disa të burgosurve

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, përmes një komunikate në Facebook ka thënë se distancohet nga lista e faljeve të të dënuarve të nënshkruar nga ministri Bojan Mariçiq, e cila duhet t’i dërgohet presidentit Stevo Pendarovski.

Marketing

Në listën për falje nga vuajtja e një pjese të dënimit me burg apo për falje të plotë janë 48 persona si propozim nga Ministria e Drejtësisë deri te Presidenti. Ndër emrat janë biznesmeni Seat Koçan, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, dëshmitari kontrovers i prokurorisë për ngjarjet e 27 prillit 2017, Boban Iliq, i dënuar për vrasjen e Almirit në Kumanovë.

Postimi i plotë:

Në lidhje me propozimet për falje për disa të burgosur në cilësinë e Zv/Ministrit të Drejtësisë nuk jam pajtuar dhe natyrisht kam reaguar institucionalisht!

Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë.
Asnjëherë nuk do të heshtim për kauzën e drejtësisë!, thekson Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Marketing
Exit mobile version