Agim Nuhiu: Me ligjin e ri, Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim, ligjërisht është shuar

Me miratimin e ligjit të ri, Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim, ligjërisht është shuar. Brenda 5 ditësh pritet të hapet konkursi për postin e drejtorit ndërkohë që të gjithë punonjësit do të krihen jo vetëm në bazë të profesionalizmit të tyre, por në testimet poligrafike do të detektohen për kontributin e tyre real në vlerat e shoqërisë, nëse kanë bashkëpunuar me krimin dhe fenomene shqetësuese të shoqërisë.

Marketing

Agjencia për Siguri Kombëtare, tashmë pa autorizime policore, do të ketë vetëm karakter për mbledhjen e informatave. Në emisionin Rruga Drejt, zv/ministri Agim Nuhiu zbardhi detaje jo vetëm për reformimin e institucionit që eksperti Priebe ngrinte shqetësime në raportin e tij, por edhe për afatet ligjore dhe vendodhjen e ardhshme të këtij institucioni.

Marketing