Agjenci e veçantë për udhëtimet e deputetëve jashtë vendit

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për akomodimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, deputetëve dhe mysafirëve nëpër hotele brenda dhe jashtë vendit do të angazhoi agjenci të veçant, informon gazeta KOHA. Ky është tenderi i parë i këtij lloj i Parlamentit, ndërsa për këtë qëllim janë planfikuar të shpenzohen 250 mijë euro.

Marketing

Nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut shpalljen e këtij tenderi e kanë arsyetuar duke thënë se deri më tani kanë pasur probleme për rezervime gjatë udhëtimit të delegacioneve parlamentare dhe kështu që kanë vendosur që të kërkojnë një agjenci e cila do të merret apostafat me këtë punë. Thonë se provizionet e agjencive nuk janë të mëdha, ndërsa në këtë mënyrë procedura do të jetë më transparente.

“Kur deputetët udhëtojnë kemi probleme të mëdha për sigurimin e hoteleve. Deri më tani këtë e kanë bërë më shumë shërbime të parlamentit, varësisht se cili delegacion ka udhëtuar. Kanë mbledhur oferta nga agjencit dhe është zgjedhur më e volitshmja. Tani plani është që këtë punë ta bëjë një agjenci e veçant e cila duhet të ofrojë ofert më të ulët për hotelet.

Është një shumë e caktuar, por nuk do të thotë se e gjitha duhet apo mund të shpenzohet, por në planin e furnizimeve publike është projektuar në bazë të asaj se sa është shpenzuar viteve të kaluara. provizionet e agjencive nuk janë të mëdha”, ka deklaruar Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Parlamentit, transmeton gazeta KOHA. Sipas specifikimit të tenderit, nga ana tjetër Agjencia duhet që ti ofrojë Parlamentit hotele minimum me tre yje të cilat janë në largësi prej një kilometri nga vendi se ku mbahet takimi, ngjarja, forumi etj. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi dhe deputetët planfikojnë që të shpenzojnë 500 mijë euro për udhëtime në dy vitet e ardhshme. Përveç këtij tenderi është shpallur edhe ai për rezervimin e biletave të fluturimit. Edhe në këtë tender shuma e vlerësuar është 250 mijë euro për dy vite.

Kjo në praktik do të thotë se do të shpenzohen 680 euro në ditë për udhëtim të deputetëve. Nga të cilat 340 euro për hotele dhe aq edhe për bileta fluturimi.