Agjencia e barnave: U vazhdohet afati vaksinave ‘Pfizer’

Siç njofton Agjencia e Barnave 300 mijë doza të vaksinave, kanë mbetur në frigoriferë për afër 6 muaj pasi ka munguar interesimi për vaksinim nga ana e qytetarëve.

Marketing

Agjencia e Barnave thotë se kjo është bërë me kërkesë të prodhuesit, por me disa kushte. Në dokumentin e firmosur nga “Malmed” vaksinat që duhej të skadonin në janar, shkurt dhe mars me këtë miratim do të vazhdojnë të jenë në përdorim deri në prill, maj dhe qershor por mos të shkrihen fare.

Iu bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen edhe me dozën e III. “Brenda një periudhe prej nëntë muajsh, shishet e pahapura mund të ruhen dhe transportohen në një temperaturë prej -25 deri në -15 gradë për një periudhë deri në dy javë dhe mund të kthehen në një temperaturë prej – 90 gradë.

Paketimet me afat të shënuar të ruajtjes nga gushti 2021 deri në mars 2022 mund të përdoren edhe për tre muaj të tjerë pas datës së printuar në paketim”, njoftojnë nga Agjencia e Barnave “MALMED”.

Një vaksinë Pfizer afatin e përdorimit e ka 6 muaj që nga fabrikimi deri në dhënien e tij, por autoritetet kanë marrë miratimin që ky afat të zgjatet në 9 muaj duke u mbajtur të ngrira në -90 gradë celsius. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se aktualisht posedojnë vetëm vaksina të llojit Pfizer.

Pjesa më e madhe e tyre 312,390 doza do tu skadojë afati për dy javë, ndërsa 176,490 doza kanë afat deri verës. “Vaksinat janë të sigurta të përdorën edhe pas zgjatjes së afatit të përdorimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.