Agjencia e Mediave ia mori licencën një televizioni lokal

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele, sot ka ka mbajtur mbledhjen e parë publike për vitin 2025, nga ku u prezantuan aktivetet e realizuara të Agjencisë.

Marketing

Drejtori i AVMU-së, Zoran Trajçevski, tha se tre muajt e kaluar Agjencia ka realizuar një pjesë të madhe të programeve administrative dhe mbikyqyrje mbi radiodifuzerët për planet vjetore , me çka tha sa janë dhënë tetë vërejtje. Ai njoftoi se mbikqyrje është bërë në të gjitha televizionet, programe televizive-radio në servisin publik, nga ku siç tha, është konstatuar vetëm një shkelje tek RTVM-3, duke shtuar se do të bëhen mbikqyrje edhe tek televizonet nacionale. Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan, Trajçevski tha se është bërë një mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore shumëditore në emisionet e transmetuesve për raportimin e tragjedisë, si dhe për pajtueshmërinë e programit gjatë ditëve të zisë.

ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I AVMU-SË

“Agjencia u dërgoi njoftime të gjitha redaksive të televizioneve dhe radiove me udhëzime se si të përshtatet oferta programore për periudhën shtatëditore të zisë. Natyrisht, ka pasur lëshime, por ato kanë qenë të rralla dhe në asnjë rast të qëllimshme”.

Në tre muajt e parë, siç njoftoi Trajçevski, janë nisur nëntë procedura për heqjen e licencave të transmetimit radioteleviziv.

ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I AVMU-SË

“Në ndërkohë, tetë transmetues e kanë paguar tarifën e licencës vjetore të plotë brenda afatit të përcaktuar ligjor, pas së cilës këto procedura të iniciuara për heqjen e licencave janë ndërprerë nga Agjencia. Vetëm TV SHUTEL nuk e ka paguar tarifën vjetore për licencë, prandaj Agjencia ka marrë vendim për heqjen e licencës”.

Ndërkaq, në mbikëqyrjen e 19 mediave të shkruara , në asnjë nga subjektet nuk janë konstatuar shkelje, ndërsa në operatorët e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike janë kryer gjithsej 23 inspektime, nga të cilët siç sqajrojnë, 21 janë të rregullt dhe dy të jashtëzakonshëm

Marketing