Agjencia e Ushqimit rekomandon të mos përdoren aparatet automatike për kafe

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sugjeron që të shmanget përdorimi i aparateve automatike për kafe (kafematet) dhe ujë, që janë të vendosura në hapësira publike.

Marketing

Këtë rekomandim Agjencia e sjellë si formë për t’i ikur rrezikut për përhapje të virusit COVID-19.

“Rekomandimi vlen edhe për të gjitha subjektet dhe kompanitë që përdorin aparate të tilla me të cilat kanë kontakt një grup i madh njerëzish. Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, e me këtë edhe shëndetin e qytetarëve, vlerësojmë se në kushte të pandemisë së virusit korona dhe mundësisë së përhapjes përmes kontaktit, ndërprerja e përdorimit të aparateve automatike për kafe dhe aparateve për ujë, eleminon një prej mundësive për barjte të virusit nga njëri person tek tjetri” shkruhet në thirrjen e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari