Agjencia e Zbatimit të Gjuhës,shënoi Ditën Europiane të Gjuhëve

Me rastin e 26 Shtatorit – Ditës Europiane të Gjuhëve, AZGJ-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët në Klubin e Deputetëve me temë “Shumëgjuhësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut – një mundësi ose pengesë në procesin e ndërtimit të një shoqërie
qytera demokratike”.Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, iu drejtua të pranishmëve dhe përfaqësuesve të medieve, duke theksuar se AZGJ-ja njeh rëndësinë e kësaj date simbolike që shënon shumëgjuhësinë dhe diversitetin gjuhësor në Europë. AZGJ-ja do të vazhdojë ta
shënojë këtë datë të rëndësishme, sepse shkalla e respektit dhe edukimit të larmisë gjuhësore është pasqyrim i shkallës së  zhvillimit demokratik të secilit shtet.

Marketing

Në tryezën e rrumbullakët, paraqitje kishin edhe Xhelal Hoxhiq,zëvendësdrejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Bashkësive; Ana Popova Manasievska, kryetare e Shoqatës së Përkthyesve dhe të Interpretuesve (MATA); Diana Treneska, përfaqësuese nacionale e Këshillit të Europës për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve dhe përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës; Dragana Gjoreska, profesoreshë në SHEJQSH “Vasil Antevski – Dren”, si dhe profesoresha universitare Ajten Hajdari-Qamili.