Agjencioni kreditor Fitch e konfirmoi rejtingun kreditor të Maqedonisë së Veriut me BB+ me një pikëpamje negative. Si anë pozitive agjencioni i thekson qeverisjen e mirë, klimën biznesore, politikën koherente makroekonomike dhe fiskale dhe kursin devizor.
Por rreziqet vijnë nga borxhi i lartë publik, papunësia, aftësitë jo të mjafrtushme të fuqisë punëtore dhe ekonomia e zezë.
“Edhe pse restrikcionet ishin në fuqi në muajtë e parë të vitit 2021 si rezultat i rasteve të larta me covid19, parashikojmë rritje ekonomike prej 3.9% në vitin 2021 dhe 4.3% në vitin 2022, pas uljes prej 4.4% në vitin 2020”, thuhet në raportin e Fitch. Agjencioni thekson se shumë gjëra do të mvaren nga rrtija e konsumit dhe eksportit. Rreziqet në rritjen ekonomike dhe në financa publike i detyrohen pandemisë dhe tejzgjatjes së procesit të vaksinimit.
Fitch noton që deri në fund të prillit vetëm 3% e popullatës është vaksinuar.
Nevoja për mbështetje shtesë financiare janë gjithashtu rrezik për stabilizim të borxhit shtetëror por në afat të mesëm. Deficiti është rritur në 8.3% nga PBB, për shkak të katër masave ekonomike anti-krizë
“Presim që konsolidimi fiskal të vazhdoj në vitin 2022 me deficit prej 4.7% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto, kryesisht ibazuar në pritjet se sdo të ketë nevojë për harxhime për masa anti-krizë dhe se do të ketë rritje të të ardhurave, I mbështetur nga rimëkëmbja e ekonomisë”, thonë nga Fitch. Investimet e huaja këtë vit pritet të arrijnë 3.1% nga PBB.
“Rejtingu kreditor ndikon pozitivisht në vendimet për të investuar në një vend dhe në uljen e shpenzimeve për borxhin e shtetit me çka arrihen edhe kursime”, sqarojnë nga Ministria e Financave.
Në fund të raportit Fitch i referohet kontestit me Bullgarinë, që shtyn aprovimin e kornizës negociuese. Megjithatë, agjencioni pret që të fillojmë bisedimet, por anëtare e plotë Maqedonia e Veriut sipas Fitch nuk do të bëhet së paku edhe tetë vite.