Agjencioni për parashikimin e motit e emëron Maqedoninë në platformën e saj si ‘North Macedonia’

Qeveria ka kumtuar mbrëmjen e sotme me anë të një lajmërimi për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për hyrjen në fuqi të marrëveshjes finale, amandamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve.

Marketing

Gjithashtu emri ka ndryshuar edhe në faqen zyrtare të saj, siç shihet edhe në foto, nga Republika e Maqedonisë që ishte deri para pak minutash në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nuk ka kaluar shumë kohë edhe Agjencia amerikane e parashikimit të motit tashmë vendin tonë e ka emëruar në veriore.

Një aplikacion në platformën android e cila përdoret në brendet e telefonave më të njohur botërorë, Agjencioni i njohur amerikan për parashikimin e motit NOAA, menjëherë Maqedoninë e ka emëruar me emrin e ri kushtetues ‘së Veriut’, apo North Macedonia.