Agjencitë Turistike: Humbje prej 80-100%, kërkojnë ndihmë nga Qeveria

Oda Hotelierike-Turistike që funksionon në kuadër të Lidhjes së Odave Ekonomike, kërkon ndihmë nga Qeveria, pasi edhe pse agjencitë turistike punojnë, udhëtimet kanë rënë ndjeshëm për shkak të pandemisë. Kërkesa për teste PCR nga shumë shtete dhe mungesa e vansinimit në RMV, bën që puna e tyre të ketë rënie alarmante. Interesimi për udhëtime thuajse nuk ekziston thonë ata duke u ankuar se nuk marrin ndihmë të mjaftueshme nga shteti dhe, edhe ajo pak që ju është ndarë, u vonohet. Ata paralajmëruan se do t’i bashkangjiten protestës së paralajmëruar të hotelierëve.

Marketing

“Agjencitë Turistike ligjërisht janë të hapura, megjithatë pjesa më e madhe prej tyre nuk punojnë. Edhe pse janë të hapura, situata është e njejtë sikur tek agjencitë të cilat nuk punojnë, aspak nuk kanë punë, edhe interesimi i qytetarëve është shumë i vogël. Fitimi ka shënuar rënie të madhe, humbjet e agjencive sillen nga 80 deri në 100% . Shpesh ndodh që kerkesat e klientëve nuk dihet nëse mund të realizohen, dhe kjo është një lloj sikur të jemi të mbyllur. Kemi marrë vendim që të dalim së bashku me gastronomët dhe të qëndrojmë deri në implementimin e plotë të kërkesave tona. Situata është skajshmërisht alarmante, çdo Agjenci Turistike ballafaqohet me rrezik për mbijetesë. Gjatë gjithë kohës kemi huamarrje, mbulimin e borxhit duke futur mjete, megjithatë të gjitha këto mekanizma tash më janë të konsumuara andaj po ju them që ky vit është më i keq se viti 2020.”, tha Ana Maria Aleksova nga Oda Turistiko- Hotelerike.